Llogari që nuk përputhen! Papunësia po bie, por shpenzimet për ata që nuk marrin një pagë po rriten

Për të disatën herë, e shoqëruar nga e ëma… Blerina po troket në një nga zyrat e punës së kryeqytetit. Pasi ka marrë për disa muaj pagesën e papunësisë, tani ajo kërkon një rrogë.

“Unë kam kryer kursin profesional për operatore sociale. U bë disa herë që kam ardhur këtu. Zgjat pak më kanë thënë si procedurë. Po do bëj durim se nuk ka ça bëj tjetër”, tha Blerina Rrustemi, punëkërkuese e papunë.

Janë gati 4 mijë shqiptarë që trajtohen çdo muaj me pagesën e papunësisë. Në një kohë që sipërmarrjet po vuajnë për punonjës më shumë se kurrë më parë, në gjysmën e parë të vitit nga buxheti i shtetit dolën 421 milionë lekë për pagesat e papunësisë. Në krahasim e një vit më parë, shpenzimet e papunësisë janë rritur me 17 milionë lekë.

“Unë gjykoj në këtë rast qeveria duhet të vendosi një periudhë, një afat, pasi ka edhe individë nuk pranojnë për shkak të llojit te punës. Duhet të japim një periudhë 6 mujore, 1 vjeçare që ai në këtë rast të mund të gjejë punën, në të kundërt duhet të shkëputet pagesa pasi nuk është e drejtë në aspektin social, ekonomikë apo atë njerëzor”, tha sociologu Gëzim Tushi.

Shpenzimet për pagesat e papunësisë në harkun e  muajve janar-qershor kanë tejkaluar edhe ato të bëra gjatë vitit 2020, teksa shumë njerëz humbën punës si pasojë e mbylljes së bizneseve nga pandemia.

“Qeveria shqiptare ka politike publike të kufizuara dhe individuale. Në këtë rast kemi individët me nevoja të veçanta që marrin pension për të ndihmuar disi me jetesën e tyre por jo plotësisht. Në këtë rast ministritë mund të bashkëvepronin në mënyrë që këta individë të përfshihen në tregun e punës sipas aftësive të tyre.”

Studiues të jetës sociale dh ekonomike të vendit vlerësojnë si tejet të rëndësishëm përfshirjen e individëve shpesh edhe të dekurajuar në tregun e punës. Në këtë rast nga buxheti do të dilnin më pak para dhe këta të fundit do të kontribuonin përmes punës së tyre.

The post Llogari që nuk përputhen! Papunësia po bie, por shpenzimet për ata që nuk marrin një pagë po rriten appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *