Ndahet nga jeta aktorja e famshme britanike

Ylli i EASTENDERS dhe The Bill, Roberta Taylor, ka vdekur në moshën 76-vjeçare nga një infeksion.

Roberta vuante nga pneumonia, raporton Guardian.

Aktorja luajti nënën e ashpër Irene Raymond në EastEnders nga 1997 deri në 2000. Më pas ajo u largua nga BBC për të luajtur rolin e inspektores Gina Gold në dramën kriminale të ITV, The Bill.

Roberta gjithashtu ka performuar në skenë në Ëest End dhe me Royal Shakespeare Company. Roli i saj i fundit i madh televiziv ishte në komedinë e hetuesit privat Shakespeare & Hathaëay.

Aktorja ka lindur në Plaistoë, në Lindjen e Londrës.

Ajo u rrit në një shtëpi të vogël me mamin, gjyshen dhe hallat e saj në Ishullin e Qenve pasi i ati u largua nga familja.

Roberta la shkollën pa asnjë kualifikim dhe filloi të punojë si sekretare.

Ajo u martua me Victor Taylor në vitin 1966 dhe lindi një djalë të quajtur Elliot në të njëjtin vit.

The post Ndahet nga jeta aktorja e famshme britanike appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *