Denaj: Shqipëria anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj jep lajmin e mirë për miratimin e projektligjit  për anëtarësimin e Shqipërisë në Organizatën Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës,  i cili do të krijojë mundësi bashkëpunimi dhe hapësira të shumta për prodhuesit tanë.

Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, Denaj tregon se nëpërmjet miratimit të këtij projektligji, një fokus të veçantë merr harmonizimi me praktikat ndërkombëtare, minimizimi i barrierave tregtare dhe mbrojtja e konsumatorëve, di dhe do të përfitojmë nga një rrjet prej rreth 1000 ekspertësh.

Postimi i Denaj: 

Miratohet projektligji për anëtarësimin e Shqipërisë në Organizatën Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës,  i cili do të krijojë mundësi bashkëpunimi dhe hapësira të shumta për prodhuesit tanë.  Shqipëria është vendi i 50-të që i bashkohet kësaj organizate, e cila këtë vit feston 100 vjetorin e themelimit.

 Nëpërmjet miratimit të këtij projektligji, një fokus të veçantë merr harmonizimi me praktikat ndërkombëtare, minimizimi i barrierave tregtare dhe mbrojtja e konsumatorëve, di dhe do të përfitojmë nga një rrjet prej rreth 1000 ekspertësh.

 Miratimi i këtij projektligji është në përputhje me programin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për forcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural me vendet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare. 

#MBZHR #BujqësieQëndrueshme #Vreshtari

The post Denaj: Shqipëria anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *