Vrasja e 3 vajzave, britanikët djegin qytetin Southport, 50 policë të plagosur

Britanikët dogjën qytetin Southport, në shenjë zemërimi për 3 vajzat e vrara gjatë një sulmi me thikë. Një turmë e madhe protestuesish u përleshën me policinë në shenjë zemërimi pas ngjarjes shokuese në një event me tematikë Taylor Sfiwt. Raportohet për mbi 50 efektivë të lënduar apo plagosur nga manifestuesit.

“Bandidët që udhëtuan në Southport për të përdorur vdekjen e tre fëmijëve për qëllimet e tyre politike ishin fajtorë për dhunën”, u shpreh një ligjvënës.

Vrasja e tmerrshme në qytetin e qetë në veri të Liverpulit ka shokuar mbarë Mbretërinë e Bashkuar. Policia nuk e lidhë atë me terrorizmin.

Por një grupim i së djathtës ekstreme spekulon se autori i dyshuar ishte praktikant i besimit islam. Kjo nxiti qindra njerëz të vandalizonin një xhami.

The post Vrasja e 3 vajzave, britanikët djegin qytetin Southport, 50 policë të plagosur appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *