Shqipëria në Olimpiadë/ Notari Koxhaku: Debutim emocionues, nuk garova në disiplinat e mia

Ndonëse kualifikimi ishte dhe mbeti një mision i pamundur, për Grisin Koxhakun debutimi në Olimpiadë ishte ndjesi unike. Notari 18-vjeçar rrëfeu emocionet e përjetuara në “Paris 2024”, por theksoi se disiplina 100 metra stil i lirë nuk është pika e tij më e fortë:

“Ishte një garë me shumë emocione, sepse për mua ishte hera e parë që përfaqësoj Shqipërinë në Olimpiadë. Ndihem shumë i lumtur, pavarësisht se nuk bëra më të mirën time. Gara kishe tepër emocione dhe për faktin që publiku ishte në numër shumë të madh.

Disiplinat e mia janë 50 metra stil i lirë dhe delfini, por në 100 metra stil i lirë kishim më shumë pikë dhe në Olimpiadë erdhëm më këtë stil. Duhet shumë stërvitje për 100 metra stil i lirë, pasi unë jam notar më shumë për sprintet e 50 metrave dhe në delfin.

Kjo garë është mësim, është eksperienca më e mirë për një notar. Objektivi i radhës është që në stilin flutur të jem në 16 notarët më të mirë të Europës”, deklaroi Koxhaku në prononcimin e dhënë pas garës për Komitetin Olimpik.

The post Shqipëria në Olimpiadë/ Notari Koxhaku: Debutim emocionues, nuk garova në disiplinat e mia appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *