Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe u bënë thirrje sot qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani mes frikës në rritje të një lufte gjithëpërfshirëse midis Izraelit dhe Hezbollahut.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bejrut u bëri thirrje qytetarëve të saj të rezervojnë “çdo biletë ajrore të disponueshme” për t’u larguar nga Libani.
Pavarësisht anulimit të fluturimeve për në Bejrut, opsionet e transportit tregtar për t’u larguar nga Libani janë ende të disponueshme, sipas deklaratës së ambasadës.
“Ne inkurajojmë ata që dëshirojnë të largohen nga Libani të rezervojnë çdo biletë të disponueshme, edhe nëse ai aeroplan nuk ngrihet menjëherë ose nuk ndjek rrugën e dëshiruar të kthimit,” shtuan ata.
Qeveria britanike u ka kërkuar shtetasve të saj që të largohen menjëherë nga Libani, ndërkohë që linjat tregtare janë ende të disponueshme.
“Tensionet janë të larta dhe situata mund të përkeqësohet shpejt. Mesazhi im për qytetarët britanikë është i qartë: “Lëvizni tani”, tha kreu i diplomacisë britanike, David Lammy.
Zyra e Jashtme po u kërkon gjithashtu britanikëve në Liban që të kontaktojnë shërbimet konsullore atje, në mënyrë që autoritetet t’i mbajnë ata të informuar për zhvillimet.
Londra tregon gjithashtu se personeli ushtarak së shpejti do të vendoset në rajon për të ofruar mbështetje operacionale për ambasadat britanike për të ndihmuar shtetasit britanikë.
Në gatishmëri në rast nevoje janë edhe helikopterët e Forcave Ajrore Mbretërore.
Frika e një përkeqësimi të situatës është intensifikuar në rajon pasi Irani dhe aleatët e tij, përfshirë Hezbollahun libanez, kanë lëshuar vazhdimisht kërcënime kundër Izraelit, të cilin ata e akuzojnë si përgjegjës për vdekjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh.
The post SHBA-ja e Britania u kërkojnë shtetasve të tyre të largohen nga Libani appeared first on ALBUK UK NEWS.