Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit shpall thirrjen për paraqitjen e projekteve për tu bërë pjesë e pavijonit shqiptar në Bienalen Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia 2025.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, inkurajon të gjithë kandidatët të bashkëpunojnë me kuratorë vendas dhe/ose të huaj që kanë përvoja respektive në organizime dhe pjesëmarrje në evente të ngjashme që të dorëzojnë projektet e tyre deri më 30 shtator në e-mail:
biennale2025@meki.gov.al
Ekspozita e 19-të Ndërkombëtare e Arkitekturës do të jetë me temë “Intelligens.Natyrale.Artificiale.Kolektive” dhe do të jetë e hapur për publikun në periudhën 10 maj-23 nëntor 2025.
Për të qenë pjesë e Bienales së Venecias, me qëllimim prezantimin në ekspozitat në pavijonet në Giardini dhe Arsenale, si dhe në qendrën historike të Venecias, kandidatët duhet të jenë studio arkitekturore apo ekipe multidisiplinare të cilët kanë në përbërje të tyre arkitektë (drejtues i grupit), artistë, graphic designer, kritikë arti, artizanë, sociologë urbanë, planifikues urbanë etj. Gjithashtu duhet të dëshmojnë njohuri shumë të mira mbi arkitekturën shqiptare dhe të kenë përvojë kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e arkitekturës, arkitekturës eko-miqësore, urbanistikës dhe peizazhit e cila të dëshmohet përmes portofoleve të punimeve.
Kandidatët duhet edhe të kryejë studimin dhe të zhvillojë konceptin origjinal të shoqëruar me një rrëfim kuratorial koherent; Të hartojë projektin kuratorial të integruar për pavijonin shqiptar në Bienale së bashku me gjithë përmbajtjen e ekspozitës përfshirë këtu fotografi, instalacione, modele dhe material të shkruar për panelet e ekspozitës; Të hartojë programin kulturor që do të shoqërojë pavionin shqiptar përgjatë kohëzgjatjes së Bienales dhe të realizojë kurimin, zbatimin dhe menaxhimin e plotë të projektit.
Pas aplikimit, përzgjedhja do të kaloje në dy faza. Faza e parë konsiston në përzgjedhjen e 3 projekt-ideve më të mira. Ndërsa faza e dytë është faza e paraqitjes së projekteve të plota të pavionit shqiptar në Bienale mbi projekt-idetë e kualifikuar në fazën e parë të cilat do të duhet të paraqiten deri me datë 4 nëntor 2024, ora 24.00.
Ndërsa shpallja e projektit dhe ekipit fitues do të shpallet brenda datës 11-17 nëntor 2024.
Do të jetë një juri ndërkombëtare me 5 anëtarë e cila do të bëje përzgjedhjet, teksa vlerësimi i tyre do të bazohet në kriteret e mëposhtme: Qartësinë e projekt-idesë; Forcën e imagjinatës; Potencialin e zgjidhjes kuratoriale për të komunikuar me publikun; Qartësinë e temës dhe potencialin e të bërit të prekshëm, të dukshëm dhe të komunikueshëm të temës; Fuqinë artistike dhe vizuale të projektit (idesë) dhe kapacitetin e tij për t’u “përkthyer” në një gjuhë dhe peizazh vizualisht të fortë; Fuqinë e ekipit/skuadrës për të reflektuar gjerësisht dhe thellësisht mbi temën e dhënë dhe për të sjellë risi në përmbajtje dhe kapacitetin dhe eksperiencën për të komunikuar arkitekturën tek audienca dhe kritikët si dhe për të zhvilluar audienca të reja.
The post Bienalja e Venecias 2025! Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit shpall thirrjen për projekte appeared first on ALBUK UK NEWS.