Merr detyrën e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn

Nancy VanHorn, e ngarkuara e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Punë në Shqipëri, ka marrë detyrën të hënën.

Siç bën të ditur selia diplomatike në Tiranë, VanHorn dëshiron të zbulojë dhe mësojë më shumë për Shqipërinë.

Nancy VanHorn tregon në shqip se Shërbimit të Jashtëm të SHBA-ve i është bashkuar në vitin 2007 dhe se ka punuar si diplomate në të gjithë Europën Lindore.

E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane shpreh përkushtimin e saj për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian, por edhe për të forcuar lidhjet mes dy vendeve.

The post Merr detyrën e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *