Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka reaguar për situatën e krijuar në vend prej përhapjes së virusit të “Nilit Perëndimor”.
Duke postuar një video sensibilzuese për sëmundjen, nga shefja e sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ministrja këshillon qytetarët që të qëndrojnë të qetë, por vigjilentë.
“Rritni ndërgjegjësimin dhe zbatoni masat mbrojtëse. Infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht nga pickimet e mushkonjave të infektuara. 80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma, ndërsa 20% përjetojnë ethe dhe dhimbje. Vetëm 1% zhvillojnë forma të rënda”, shpjegon Koçiu.
Më tej nënvizohet se Ministria e Shëndetësisë së bashku me ISHP dhe Operatorin e Kujdesit Shëndetësor ka marrë masat duke kryer procesin e dezinsektimit dhe po kryen monitorimin etomologjik periodik në të gjithë vendin.
Kujtojmë se vetëm ditën e djeshme ISHP njoftoi qytetarët për rikthimin e “Etheve të Nilit” pas thuajse 13 vitesh në Shqipëri. Virusi deri më tani ka shkaktuar 3 humbje jete, ndërsa të konfirmuar si të infektuar janë 17 persona.
The post Alarmi për “Ethet e Nilit”, reagon Ministria e Shëndetësisë: Qëndroni të qetë, por vigjilent appeared first on ALBUK UK NEWS.