Dy turistë anglezë plagosen në një aksident në Pogradec

Për shkak të motit të keq, një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Udënisht.

Në aksident janë përfshirë dy mjete që sipas policisë njëri prej tyre ka kryer një manovër të gabuar duke shkaktuar edhe përplasjen kokë më kokë.

Nga përplasja e fortë kanë mbetur të palgosur 2 turistë anglezë të cilët po lëviznin me një mjet me targa të Shkupit, ndërkohë që e plagosur rëndë ka mbetur edhe drejtuesja mjetit tjetër.

Te tre të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit.

Shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia, moti i keq në rrugë.

The post Dy turistë anglezë plagosen në një aksident në Pogradec appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *