“E tradhtova vetëm një herë me Lorencin”, zbardhet dëshmia e gruas së policit

Kjo eshte dëshmia e bashkëshortes së efektivit të Policisë Kufitare, Erion Goxhara, i cili qëlloi mesditën e së hënës disa herë me armë zjarri punonjësin e ERE-s, Lorenc Kosta.

Në dëshminë e saj, shtetësja G. Goxhara pranon se tradhtia e saj, akt që u bë zanafillë e konfliktit, i cili çoi deri në plagosjen e Kostës ka ndodhur dhe këtë ia ka rrëfyer bashkëshortit të saj në muajt e parë të këtij viti.

Ajo deklaron ndër të tjera se fillimisht ka patur marrëdhënie të mira, korrekte me bashkëshortin, me ulje dhe ngritjet e saj, si çdo çift tjetër. Më tej, G. Goxhara shton se “rreth një vit pasi kishte filluar punë si juriste, pranë Entit Rregullator të Energjisë ka krijuar njohje dhe afrimitet me shtetasin Lorenc Kosta, të cilin e kishte në punë”.

Ky i fundit kishte pëlqim dhe bashkëshortja e Erjon Goxhara shprehet se në një moment dobësie ka patur “një raport intim me shtetasin Lorenc Kosta”.

Kjo gjë ka ndodhur vetëm një herë. Pas këtij momenti, kontaktet me Lorencin kanë qenë vetëm për çështje pune”, deklaron ajo.

“Prej muajit janar 2024 Erjoni ka shfaqur shenja xhelozie, duke u fiksuar që mund ta tradhtoja. Fillimisht pretendimet e tij për tradhti nga ana ime ishin pa ndonjë shkak të arsyeshëm apo bazë konkrete, saqë në vijim filloi të bëhej obsesiv dhe të më ushtronte presion psikologjik që unë t’i tregoja personin me të cilin e tradhtoja.

Në fillim të muajit korrik, pas presionit të vazhdueshëm dhe dhunës fizike të ushtruar nga ana e Erjonit, unë i kam pranuar që e kisha tradhtuar vetëm 1 herë, vite më parë, me një kolegun e punës sime, shtetasin Lorenc Kosta. F

illimisht Erjoni më ka thënë që t’i tregoj se do m’i falë të gjitha, por pasi unë i kam treguar në lidhje me flirtin e hershëm me shtetasin Lorenc Kosta, ai është bërë keq dhe më ka ofenduar, sharë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj meje. Një javë pas këtij konflikti, Erjoni, nga telefoni im ka komunikuar me Lorencin dhe e ka kërcënuar me jetë.”

The post “E tradhtova vetëm një herë me Lorencin”, zbardhet dëshmia e gruas së policit appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *