Vritet në Ukrainë anëtari i ekipit të “Reuters”, plagosen 2 gazetarë

Vritet një tjetër anëtar i ekipit të mediave në frontin e luftës, teksa ishte në krye të detyrës për kanalin prestigjioz “Reuters”, së bashku me grupin e reporterëve në Ukrainë.

Ryan Evans u vra të dielën (25 Gusht) dhe dy gazetarë të tjerë të “Reuters” u plagosën në sulmin e ndodhur me raketë ruse ndaj hotelit “Sapphire”, në qytetin e Kramatorsk. Evans punoi si konsulent sigurie për agjencinë.

Vetë agjencia “Reuters” e konfirmon ngjarjen dhe detyrën e të ndjerit, duke shpjeguar se Evans punonte si konsulent sigurie për agjencinë dhe ishte pjesë e ekipit prej 6 personash që qëndruan në hotelin e goditur me raketë nga Rusia.

Një ish-ushtar britanik, Evans kishte qenë me agjencinë që nga viti 2022 dhe këshillonte gazetarët e saj për sigurinë në mbarë botën, duke përfshirë në Ukrainën, Izraelin dhe në Lojërat Olimpike të Parisit. Ai ishte 38 vjeç, teksa rrethanat ende nuk janë publikuar.

The post Vritet në Ukrainë anëtari i ekipit të “Reuters”, plagosen 2 gazetarë appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *