Britania e Madhe: Strehim falas, para dhe punë për emigrantët. Më pas do kthehen në vendet e tyre

Emigrantët që nuk do të riatdhesohen menjëherë në vendet e tyre të origjinës do të përfitojnë strehim falas, para dhe ndihmë në gjetjen e një pune në Britaninë e Madhe.

Ky është plani prej 15 milionë paundësh i Britanisë së Madhe për emigrantët që synon ‘riintegrimin’ e tyre më pas në vendet e origjinës.

Sipas “Home Office”, bëhet e ditur se ky plan ofron mbështetjen për 11 vende përfshirë Shqipërinë, Irakun, Pakistanin dhe Vietnamin, si pjesë e një përpjekjeje për të përshpejtuar rikthimin e emigrantëve në vendet e tyre.

Kjo mbështetje do të përfshijë ndihmë në para, sigurim të kujdesit dhe paketave ushqimore, akomodim pesë ditë pas mbërritjes dhe ndihmë për gjetjen e një pune.

Emigrantët që do të rikthehen mund të ndihmohen për të marrë dokumente të reja zyrtare, pasi qeveria britanike pranoi se të rikthyerit pa dokumente rrezikoheshin nga keqtrajtimi në pikat e kontrollit të sigurisë.

Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper është zotuar të rrisë në mënyrë dramatike numrin e emigrantëve që nuk do të deportohen nga Britania dhe ka vendosur një objektiv prej 14,500 emigrantësh këtë vit.

Kjo lëvizje pason vendimin për të shuar skemën e Ruandës të qeverisë konservatore e cila ka bërë që kritikët të akuzojnë Laburistët se nuk janë bërë pengesë për njerëzit që planifikojnë të hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Kontrata për “Programin e Riintegrimit” e publikuar në internet më 22 gusht, do të zgjasë nga 1 prilli 2025 deri më 31 mars 2028.

Kombet që ka në foksus janë Shqipëria, Bangladeshi, Etiopia, Gana, India, Iraku, Xhamajka, Nigeria, Pakistani, Vietnami dhe Zimbabve.

Kjo vjen pasi një raport i ri i Institutit për Studime Fiskale (IFS) kritikoi shpenzimet e larta në sistemin e azilit nga konservatorët dhe akuzoi Laburistët për përsëritjen e gabimeve të tyre.

Midis 2021/22 dhe 2023/24, planet e paraqitura para parlamentit nga Ministria e Brendshme në fillim të çdo viti për buxhetin kapnin shifrën e 110 milionë paund për operacionet e azilit, duke përfunduar me shpenzime shumë më tepër – mesatarisht 2.6 miliardë paund në vit.

Raporti i IFS pretendon se “mënyra që Zyra e Brendshme dhe Thesari kanë buxhetuar për kostot e azilit qëndron në zemër të mosmarrëveshjes së fundit midis kancelares Rachel Reeves dhe paraardhësit të saj Jeremy Hunt.

Në një auditim financiar të shpenzimeve publike të kryer jo shumë kohë pasi Reeves mori detyrën, presionet e shpenzimeve në lidhje me azilin dhe migrimin e paligjshëm arrin deri në rreth 6.4 miliardë paund midis viteve 2024-2025, shkruan Daily Mail.

Në përgjigjen e tij, Hunt argumentoi se kjo binte në kundërshtim me buxhetet e nënshkruara nga nëpunësit civilë dhe të paraqitura në Parlament vetëm disa javë më parë.

IFS tha se si kancelari aktual ashtu edhe ish-kancelari po vazhdojnë ‘praktikën e dobët të buxhetimit’ të viteve të fundit. Numri i mbërritjeve të anijeve të vogla me emigrantë përmes kanalit anglez ka kaluar tashmë 6 mijë që kur laburistët erdhën në pushtet. 

The post Britania e Madhe: Strehim falas, para dhe punë për emigrantët. Më pas do kthehen në vendet e tyre appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *