Me nota kritike e ironi është editoriali i ish-kryeminstrit italian Matteo Renzi ndaj miqësisë Meloni – Rama, e forcuar pas paktit mes tyre për refugjatët.
Editoriali që do të hapë nesër të përditshmen italiane “Il Riformista” mban titullin, “Marshi për Ramën”.
“Tashmë është e qartë”, e nis analizën e tij ish-kryeministri Renzi, “se me qeverinë Meloni nuk ka asnjë lëvizje autoritare.
Vërtetë se disa komentues e përshkruajnë Kryeministren si një aventurë e rrezikshme që dëshiron të forcojë pushtetin e qeverisë. Uroj të ishte kështu…”
“Nuk ka marshim drejt Romës në portat tona. Më së shumti Meloni marshon drejt Ramës. E kam fjalë për Edi Ramën, kryeministri shqiptar dhe vëllai i vetëm i vërtetë i kryeministres italiane. Apo ndoshta është Giorgia tashmë motra e Shqipërisë.
Kur Meloni ka një problem, Tirana bëhet katërsht për ta ndihmuar. Dhe Italia ia kthen: fushata promovuese e qeverisë ka ulur turizmin vendas, por ka rritur turizmin shqiptar”, shprehet ndër të tjera ish-kryeministri italian.
“Duhet pranuar”, shton më tej në shkrimin e tij Renzi, “se situata ndërkombëtare nuk është e thjeshtë, por cilësia e skuadrës qeverisëse e përkeqëson më shumë atë.
Ka ministra që duken më të humbur se një luan në Ladispoli, inflacioni që godet fort e pavarësisht diplomacisë së Antonio Tajanit nuk po vëmë dorë në asnjë dosje ndërkombëtar.
E pavarësisht vizioneve strategjike të nënsekretarit të shtetit Fazzolari, qeverisja nuk po sjell asnjë rezultat, por po koleksionon veç beteja ideologjike….”
The post Miqësia’ Meloni-Rama, Ish-kryeministri italian: Gëzon vetëm shoku shqiptar, lum ai appeared first on .