Ka përfunduar me 8 arrestime zyrtaresh të dyshuar për korrupsion aksioni i Prokurorisë Speciale në Doganat ne veri te Kosovës. Autoritetet ne Kosove njoftuan se tetë zyrtarë të Doganës së Kosovës dhe një pjesëtar i Policisë Kufitare janë arrestuar gjatë aksionit në veri nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.
Ne një njoftim për mediat, Prokuroria Speciale, Dogana dhe Inspektorati Policor i Kosovës thanë se u kontrolluan 11 lokacione. “Prokuroria Speciale njofton se kontrolli është bërë me qëllim të mbledhjes së provave dhe ndalimit të nëntë zyrtarëve të dyshuar për veprat penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ si dhe për ‘Marrjen e ryshfetit’”.
Sipas Prokurorisë Speciale, operacioni u krye pas një hetim të gjatë. Edhe në marsin e të vitit te kaluar dhjetëra policë dhe doganierë u arrestuan nën dyshimet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës Vitet e fundit në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe – autoritetet kanë mbyllur disa rrugë ilegale që janë përdorur për të kontrabanduar mallra nga Serbia.
The post 9 të arrestuar gjatë aksionit në veri të Kosovës, Prokuroria Speciale: Operacioni, pas një hetimi të gjatë appeared first on .