Italia ka aktivizuar së fundmi dekretin për fluksin migrator, për të dytën herë radhazi brenda një viti, por të mbartur prej çështjes së pandemisë së COVID-19.
Me këtë dekret në fuqi, të gjithë shtetasit e huaj që ndodhen në Itali prej periudhës së COVID mund të aplikojnë për leje qëndrimi, me komoditetin se ajo nuk do të jetë më e vlefshme për 6 muaj apo 1 vit, por për 3 vjet.
Avokati shqiptar që operon në Firenze, Orient Hoxha në një lidhje në Skype me “Ditarin” e A2CNN dha detaje për ecurinë e këtij procesi, duke thënë se kërkesat për leje qëndrimi kanë qenë jashtëzakonisht të larta.
Ai po ashtu u shpreh se me marrëveshjen që Tirana ka lidhur me Romën për pritjen e azilkërkuesve në Lezhë, emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali dhe aplikojnë për leje qëndrimi mund të jenë më të favorizuar për t’a përfituar atë.
“Po janë bërë kërkesat e para për dekretin e fluksit në fillim të muajit dhe ka pasur shumë kërkesa krahasim me sa vende. Vetëm për pastruese ka pasur rreth 100 mijë kërkesa por do të pranohen vetëm 10 mijë, vetëm 10%. Gjithsesi në shkurt do të ketë një valë të dytë kërkesash dhe kush nuk ka hyrë mund të aplikojë sërish. Në përgjithësi personat e atyre shteteve që kanë marrëveshje me Italianë janë më të privilegjuar kur aplikojnë. Në këtë rast, Shqipëria me këtë marrëveshje që ka me Italianë mund të ndihet më e privilegjuar se të tjerët.”
The post Lejet e qëndrimit 3 vjeçare, lajm i mirë për shqiptarët në Itali appeared first on ALBUK UK NEWS.