Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa dënohet me 22 vite burg nga Apeli i Gjykatës Speciale

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar me 22 vite burg nga trupi gjykues i Apelit në Gjykatën Speciale, 4 vjet më pak nga dënimi i shkallës së parë.

“Paneli i Apelit gjykon se një dënim i njësuar me 22 vite burg, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim, pasqyron tërësinë e veprimtarisë kriminale të z. Mustafa në këtë çështje”, tha kryetarja e trupit gjykues.

Apeli i ka rrëzuar pothuajse të gjitha kundërshtimet e Mustafës ndaj vendimit të shkallës së parë.

Kryetarja e trupit gjykues tha se Mustafa në disa prej pikave të apelit të tij “nuk arriti t’i mbështeste argumentet e tij me jurisprudencën përkatëse”.

Duke folur fillimisht për “mangësi” në apelimin e aktgjykimit të shkallës së parë nga Mustafa, kryegjykatësja tha se “në raste të tjera paneli i Apelit disa argumente i ka rrëzuar pa e shqyrtuar thelbin e tyre”.

Trupi gjykues i Apelit disa prej kundërshtimeve të Salih Mustafës i hodhi poshtë me arsyetimin se ato “nuk i ka ngritur në gjykim”.

Mustafa ishte dënuar me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë, në aktgjykimin e shkallës së parë të gjykatës më 16 dhjetor 2022.

The post Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa dënohet me 22 vite burg nga Apeli i Gjykatës Speciale appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *