Shorti i Europa League/ Përsëritet finalja e Tiranës për Romën, Milan me fat në Nyon

Pas shortit të Champions League në Nyon ka qenë rradha e 16 skuadrave të Europa League për të njohur kundërshtarët në fazën ‘play-off’. Tetë ekipet që kanë zbritur nga Champions League, si të treta në grup, këtë fazë do përballen me ekipet që janë renditur të dytat në tetë grupet e Europa League.

Në 1/8 të Europa League kanë kaluar direkt tetë ekipet që janë renditur të parat në grupe, ndërsa tetë të tjerat do bashkohen nga faza ‘play-off’, ku sot janë mësuar edhe përballjet e shortit.

Shorti i Europa League, faza ‘play-off’.

Feyenoord vs Roma

Milan vs Stade Renne

Lens vs Freiburg

Young Boys vs Sporting

Benfica vs Touluse

Braga vs Qarabag

Galatasaray vs Praga

Shakhtar Donetsk vs Marseille

The post Shorti i Europa League/ Përsëritet finalja e Tiranës për Romën, Milan me fat në Nyon appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *