Propozimi i PD në rregulloren e Kuvendit: Deputeti heq dorë vullnetarisht nga imuniteti në rast të kërkesës së SPAK! Kthupi: Bëhet 5 ditë pas miratimit të propozimit

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend propozimin për një amendament në Rregulloren e Kuvendit për krijimin e mekanizmit ligjor për heqjen e plotë të imunitetit të deputetëve.

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend propozimin për një amendament në Rregulloren e Kuvendit për krijimin e mekanizmit ligjor për heqjen e plotë të imunitetit të deputetëve.

Amendamenti propozon që autorizimi nga Kuvendi në rast se SPAK do të dërgonte një kërkesë për arrestimin e një deputeti nuk do të ishte i nevojshëm të jepet në rastin kur deputeti ka lëshuar autorizim vullnetarisht me shkrim për lejimin e ushtrimit të ndjekjes penale, marrjes së masës së sigurimit personal arrest me burg, apo arrest në shtëpi, kontrollin e personit apo të banesës.

“Projekt vendimi për ndryshimin e rregullores së kuvendit krijon bazën ligjore që deputetët brenda 5 ditësh nga miratimi i propozimit dhe brenda 5 ditësh nga fillimi i legjislatuarës të depozitojnë pranë kryetarit të kuvendit një deklaratë me shkrim me të cilën heqin dorë nga procedurat parlamentare për heqjen e imunitetit duke i hapur plotësisht rrugën drejtësisë në marrjen e masave ndaluese të arrestit në rastet e hetimeve penale në ngarkim të tyre”- tha Kthupi.

The post Propozimi i PD në rregulloren e Kuvendit: Deputeti heq dorë vullnetarisht nga imuniteti në rast të kërkesës së SPAK! Kthupi: Bëhet 5 ditë pas miratimit të propozimit appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *