Sot iu hoq imuniteti, Berisha nga selia e PD: Nëse vendosin ‘arrest shtëpie’, do të…

Sali Berisha ka dalë këtë pasdite nga selia e PD dhe është drejtuar për në banesën e tij, teksa qëndroi aty për më shumë se tre orë, që pas mbylljes së seancës plenare dhe vendimit për heqjen e imunitetit të tij.

Berisha u tha gazetarëve duke qeshur se përsa se do të konsultohet “me avoketërit” sa i përket vendimit se ku do ta kryej masën e ‘arrest shtëpie’, nëse kjo do të jepet nga Gjykata, në banesë apo në selinë e PD.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ju e patë se cili ishte ligji, e patë! Cilido që lexon procedurën dhe shef një bandë antikushtetuese në veprim. PD do marrë çdo masë për përgjigjen e merituar Ramës.

Çështje që do diskutohet me avoketërit ku do kryej arrestin, në shtëpi apo në seli”, tha Berisha.

The post Sot iu hoq imuniteti, Berisha nga selia e PD: Nëse vendosin ‘arrest shtëpie’, do të… appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *