Chelsea nuk “ndez”, triumfon Wolves, minuta edhe për Brojën

Wolves ka triumfuar 2-1 ndaj Chelseat, në ndeshjen e Premier League. Pjesa e parë kishte mjaft raste, por asnjëra nga skuadrat nuk ia doli dot të shënojë.

“Ujqërit” zhbllokuan llogaritë në fillimin e pjesës së dytë falë golit të lojtarit nga Gaboni, Lemina. Për Blutë e Londrës 60 minuta lojë edhe për Armando Brojën, gjithsesi sulmuesi shqiptar nuk ia doli dot të lërë gjurmë.

Djemtë e O’neil gjetën golin e sigurisë vetëm në kohën shtesë me Doherty, i cili përfitoi nga fakti që një lojtar mysafir nuk largoi si duhet topin. Skuadra e Pochettinos u zgjua vonë, goli i Nkunku në fund shërbeu vetëm për statistika.

Me këtë rezultat, Wolves është në vendin e 11-të me 22 pikë dhe do përvballet me Brentford në takimin e radhës. Në krahun tjetër, Chelsea i vendit të 10-të (22 pikë) sfidon Crystal Palace.

The post  Chelsea nuk “ndez”, triumfon Wolves, minuta edhe për Brojën appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *