Këshilli NATO-Ukrainë do të mbahet më 10 janar me kërkesë të Kievit

Një takim i Këshillit NATO-Ukrainë në nivelin e ambasadorëve do të mbahet në Bruksel më 10 janar me kërkesë të Kievit, tha zëdhënësi i NATO-s, Dylan White.

“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s @jensstoltenberg do të thërrasë një takim të Këshillit NATO-#Ukrainë të mërkurën më 10 janar në nivel ambasadori me kërkesë të Ukrainës pas sulmeve të fundit me raketa dhe drone ruse”, shkroi ai në platformën e mediave sociale X (ish Twitter).

Rusia ka nisur ditët e fundit një nga sulmet më të mëdha me raketa dhe dronë kundër Ukrainës që nga pushtimi i vendit në 24 shkurt 2022. Përballë këtyre sulmeve, Kievi po kërkon më shumë mbrojtje ajrore, raketa dhe drone nga aleatët e saj perëndimorë, raporton Tass.

The post Këshilli NATO-Ukrainë do të mbahet më 10 janar me kërkesë të Kievit appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *