Senati i SHBA nuk e miratoi emërimin e tij si Ambasador i Shqipërisë/ Kandidatura e David Kostelancik mund të riparaqitet, por…

Senati i SHBA refuzoi kandidaturën e propozuar nga Joe Biden, për ambasadorin e ri në Shqipëri

David Kostaelancik u refuzua, pasi sipas procedurës, nëse nuk është miratuar ose refuzuar deri para pushimeve të fundvitit, do duhet të ripropozohet kandidatura.

Presidenti, Joe Biden tanimë duhet të propozojë një emër të ri, ose të njëjtën emër, por nëse ndodh kjo e dyta ndryshon procedura.

Kostelancik u emërua nga Biden si ambasador në Shqipëri më 24 janar 2023.

Kush është Kostelancik?

Kostelancik është diplomat i Shërbimit të Jashtëm të Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, grada Këshilltar Ministër. Ai ka filluar të shërbejë si këshilltar për politikën e jashtme të Kryetarit të Shefit të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley, në gusht 2021. Kostelancik më parë ka qenë Zëvendësshef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e SHBAsë në Budapest, në Hungari, ku ofroi udhëheqje dhe udhëzime politike për stafin e misionit prej më shumë se 350 personash.

Ndër të tjera, Kostelancik ka qenë i emëruar në Departamentin e Shtetit Amerikan si Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore –Qendore. Ai ka shërbyer si Drejtor i Zyrës së Çështjeve Ruse, në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike. Gjithashtu, diplomati ka qenë Drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit. Më herët, në karrierën e tij ka shërbyer dy herë në Ambasadën e SHBA-së në Moskë.

Detyra të tjera ku Kostelancik është përfshirë janë Misioni i SHBA në OSBE dhe Misioni i SHBA në NATO, duke u fokusuar dhe në bashkëpunimin e sigurisë me Rusinë, Ambasadën e SHBA në Shqipëri dhe Ambasadën e SHBA në Turqi. Ai ka shërbyer gjithashtu në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke u përqendruar në marrëdhëniet e SHBA me vendet e Evropës Qendrore. Kostelancik është diplomuar në Universitetin Northwestern në Matematikë dhe Shkenca Politike, si dhe Master nga Universiteti i Miçiganit në Studimin e Rusisë dhe të Evropës Lindore.

Po ashtu, ai ka përfunduar Masterin Shkencor nga Kolegji Kombëtar i Luftës në politikën e sigurisë kombëtare. Ambasadori i ardhshëm i Shqipërisë është njohës shumë i mirë i gjuhës shqipe, ruse dhe asaj turke. David J. Kostelancik është baba i tre djemve të rritur. Njohja e gjuhës shqipe nga ana e Kostelancik do t’i lehtësnte edhe më tepër detyrat si ambasador në Shqipëri.

The post Senati i SHBA nuk e miratoi emërimin e tij si Ambasador i Shqipërisë/ Kandidatura e David Kostelancik mund të riparaqitet, por… appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *