“Ishte një luks që vetëm ai mund ta dhuronte”, Mbape tregon sesa i mungon Leo Mesi te PSG

Kilë Mbape është përgjigjur me sinqeritet kur është pyetur nëse i mungon koha kur luante bashkë me  yllin argjentinas Lionel Mesi te PSG. Së bashkua ata arritën të fitonin dy tituj kampion në Francë, por nuk arritën që të kenë sukses në Europë.

Megjithatë, Mesi dhe Mbape kuptoheshin mjaft mirë me njëri-tjetrin, dhe për këtë ylli francez ka pranuar se i mungon kreativiteti që sillte në fushë tetë herë fituesi i “Topit të Artë”.

“Të luajë me Leo Mesin është përfundimisht diçka që më mungon shumë. Ju gjithmonë e ndjeni mungesën e një partneri si Mesi. Për një sulmues si unë, i cili pëlqen të sulmojë hapësirat, me të ju jeni të sigurt që mund ta keni topin në këmbë.

Ishte një luks që me shumë mundësi vetëm ai mund ta dhuronte. Përkundër kësaj, të luaja me Mesin ishte diçka speciale”, u shpreh Mbape për “Amazon Prime Sport”.

Pas largimit të Mesit nga Parisi, Mbape pati thënë se argjentinasi nuk e ka marrë respektin që ai e meritonte.

The post “Ishte një luks që vetëm ai mund ta dhuronte”, Mbape tregon sesa i mungon Leo Mesi te PSG appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *