Linja amerikane ndalon të gjithë avionët ‘Boeing 737-9 MAX’ pas shpërthimit në mes të fluturimit, shpëtojnë mrekullisht qindra pasagjerë që ndodheshin në bord

Një shpërthim ka ndodhur në një aeroplan pasagjerësh, i cili për pasojë humbi një pjesë të saj dhe bëri që të kryente ulje emergjente në shtetin amerikan të Oregonit.

Boeing 737 Max 9 i Alaska Airlines u kthye pas disa minutash në fluturimin e tij për në Kaliforni pasi një pjesë e jashtme, duke përfshirë një dritare, u shkëput nga avioni dhe ra poshtë.

Në bord kishte 177 pasagjerë dhe ekuipazh, të cilët fatmirësisht u ulën sigurt në Portland.

Linja ajrore tha se do të ndalonte përkohësisht të gjithë 65 avionët e saj 737 Max 9 për të kryer inspektime.

Boeing tha se ishte në dijeni të incidentit dhe se “po punonte për të mbledhur më shumë informacion”.

The post Linja amerikane ndalon të gjithë avionët ‘Boeing 737-9 MAX’ pas shpërthimit në mes të fluturimit, shpëtojnë mrekullisht qindra pasagjerë që ndodheshin në bord appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *