Vrasja e dy policëve në Krujë, Kushtetuesja vendos moskalimin e çështjes së Dritan Rexhepit

Gati një muaj pasi u vu në pranga në Stamboll, Turqi, Dritan Rexhepi, i lakuari i “mbreti shqiptar i kokainës”, ka humbur një betejë gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese në Tiranë.

Rexhepi kërkoi shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë të 27 nëntor 2020, që kishte lënë në fuqi dënimin me 25 vite burg dhënë ndaj tij nga Gjykata për Krimet e Rënda për akuzën e “vrasjes me paramendim”.

Vendimi:

Vendim nr. 261 datë 11.12.2023 Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Holta Zaçaj, Kryetare, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Sonila Bejtja, Sandër Beci, Ilir Toska, Genti Ibrahimi, Marjana Semini, Elsa Toska, anëtarë, në datën 11.12.2023 mori në shqyrtim paraprak kërkesën nr. 7 (D) 2023 të Regjistrit Themeltar, që i përket:

KËRKUES: DRITAN REXHEPI, përfaqësuar nga avokat Bledar Dumani dhe avokate JoanaQeleshi, me prokurë të posaçme.

OBJEKTI: Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2020-490, datë 27.11.2020 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

BAZA LIGJORE: Nenet 18, 32, 42, 124, pika 1, 131, pika 1, shkronja “f”, 132, pika 1, 134, pikat 1, shkronja “i” dhe 2 dhe 142 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë(Kushtetuta); neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ); neni 71/a, pika 1, shkronja “b”, i ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar (ligji nr. 8577/2000). Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese (Mbledhja e Gjyqtarëve), pasi dëgjoi relatoren e çështjes Elsa Toska, shqyrtoi kërkesën, dokumentet shoqëruese, si dhe diskutoi çështjen në tërësi,

The post Vrasja e dy policëve në Krujë, Kushtetuesja vendos moskalimin e çështjes së Dritan Rexhepit appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *