GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volos në Greqi, pasi një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë kunatin e tij 33-vjeç, po shqiptar.
Siç raporton ‘Protothema’, autori ka vrarë me arme gjahu, të cilën e kishte me leje, vëllain e gruas së tij dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin.
Në polici 50-vjeçari shqiptar ka deklaruar se e ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij, pasi mëngjesin e së martës (9 janar), vajza e tij 18 vjeçe i ka treguar se 33-vjeçari e kishte përdhunuar, që në moshën 9-vjeçare.
Ai me lot në sy u ka thënë autoriteteve: ‘Kam vrarë njeriun që më helmoi fëmijën’
Newsbomb.gr shkruan se vajza është ngacmuar nga daja e saj që në moshën 9-vjeçare dhe ai ka filmuar veprimet intime që ato bënin së bashku.
Sipas vajzës, së fundmi ai e kishte shantazhuar se do t’i publikonte video dhe foto intime të tyre, për ti marrë para, pasi ajo kishte filluar punë.
Autoritetet policore kanë sekuestruar armën e gjahut, ndërsa vajza do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
The post ‘Më përdhunoi vajzën 9-vjeçe’ shqiptari vret kunatin në Greqi, vetëdorëzohet në polici: Vrava njeriun që më helmoi fëmijën appeared first on ALBUK UK NEWS.