Koçiu: Realizohet me sukses një operacion i vështirë në Spitalin e Krujës, synimi ynë ofrimi i shërbimit pranë vendbanimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot realizimin me sukses të një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale në Spitalin Bashkiak “Dr. Stefan Gjoni” të Krujës.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu shprehet se ky operacion u krye falë bashkëpunimit të mjekëve në Spitalin e Krujës me Spitalin Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” dhe Qendrën Spitalore Rajonale të Tiranës (QSR e Tiranës “Shefqet Ndroqi”).

“Në Spitalin Bashkiak “Dr. Stefan Gjoni” të Krujës, falë bashkëpunimit me Spitalin Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” dhe Qendrës Spitalore Rajonale të Tiranës (QSR e Tiranës “Shefqet Ndroqi”), është kryer një ndërhyrje kirurgjikale e shkallës së lartë të vështirësisë, hysterectomy tek një paciente, e cila tashmë gëzon shëndet të plotë”, shprehet ministrja.

Koçiu falënderon mjekët Dr. Rovena Tali, Dr. Fatjon Balla dhe Dr. Fredi Pikuli si dhe infermiere Lina Çela dhe Hatixhe Teta për punën e tyre të mirë dhe të përkushtuar.

Ministrja e Shëndetësisë nënvizon se “ofrimi i shërbimit sa më pranë vendbanimit mbetet një nga synimet tona kryesore, ndaj mjekë me përvojë nga spitale të ndryshme bashkëpunojnë për të bërë më të mirën tek pacientët”.

#

POSTIMI I PLOTË I MINISTRES

Ofrimi i shërbimit sa më pranë vendbanimit mbetet një nga synimet tona kryesore, ndaj mjekë me përvojë nga spitale të ndryshme bashkëpunojnë për të bërë më të mirën tek pacientët

Në Spitalin Bashkiak “Dr. Stefan Gjoni” të Krujës, falë bashkëpunimit me Spitalin Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” dhe Qendrës Spitalore Rajonale të Tiranës (QSR e Tiranës “Shefqet Ndroqi”), është kryer një ndërhyrje kirurgjikale e shkallës së lartë të vështirësisë, hysterectomy tek një paciente, e cila tashmë gëzon shëndet të plotë

Falënderime për mjekët Dr. Rovena Tali, Dr. Fatjon Balla dhe Dr. Fredi Pikuli , si dhe infermiere Lina Çela dhe Hatixhe Teta për punën e tyre të mirë dhe të përkushtuar.

MSHMS

Shërbimipranëvendbanimit

Shëndetiipari

The post Koçiu: Realizohet me sukses një operacion i vështirë në Spitalin e Krujës, synimi ynë ofrimi i shërbimit pranë vendbanimit appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *