Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Vetëm 6 autoambulanca janë funksionale në të gjithë territorin

Vetëm 6 autoambulanca janë funksionale në të gjithë Rripin e Gazës.

Lajmi është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, përmes një komunikate për media, duke shtuar se “ne ende po luftojmë për të menaxhuar disa shërbime thelbësore, përfshirë repartet e kujdesit intensiv”.

Në qytetin e Rafahut, ku qindra mijëra familje janë zhvendosur nga Gaza, infrastruktura dhe shërbimet shëndetësore “janë të brishta” dhe nuk mund të mbështesin nevojat e 1.3 milion njerëzve, tha ministria palestineze.

The post Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Vetëm 6 autoambulanca janë funksionale në të gjithë territorin appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *