“Presidenti i Republikës erdhi si shërbëtor i përulur i regjimit”, Flamur Noka hedh akuza të ashpra ndaj Begajt: Erdhi si ministër i Edi Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka hodhi akuza të ashpra në drejtim të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ndërsa ky i fundit ishte parashikuar të mbante një fjalë në nisje të sesionit parlamentar.

“Presidenti i Republikës erdhi si shërbëtor i përulur i regjimit të Edi Ramës, për të bekuar ligjet që u heqin opozitës çdo të drejtë. Ai erdhi si një ministër për të bërë propagandë për ashpërsimin e diktaturës. Sot, Edi Rama nuk bëri asgjë më shumë vetëm se e thelloi skandalin në marrëdhëniet me opozitës. Sot Presidenti i Republikës ishte një faktor destabiliteti.

Presidenti nuk mund të pranohet nga opozita si ministër propagande i qeverisë. Aty edhe partnerët e panë që Edi Rama kishte emëruar një ministër propagande. Për sa kohë mazhoranca ashpërson masat ndaj opozitës ku është vendi për tryezë? Presidenti duhet të thirrte tryezën dhe të hidhte poshtë ligjet. Ne do të vazhdojmë aksionin dhe mosbindjen civile”, tha Noka.

The post “Presidenti i Republikës erdhi si shërbëtor i përulur i regjimit”, Flamur Noka hedh akuza të ashpra ndaj Begajt: Erdhi si ministër i Edi Ramës appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *