Edhe pse i ka mohuar zërat, fotot tregojnë të kundërtën, Dea Mishel dhe ish-i i saj Isli me të cilin ka patur një lidhje 5 vjeçare janë rikthyer e madje po shijojnë pushimet dimërore bashkë.
Ish-banorja e ‘Big Brother Vip 2’, është fotografuar nga paparacët në shoqërinë e tij në Kolasin ku duket se po shijojnë pak kohë vetëm.
Foto janë siguruar nga Revista ‘Bordo’
Ndarja e tyre para dy vitesh bëri bujë, pasi vetë Mishel pohoi se kishin shumë mosmarrëveshje për shkak të xhelozisë.
“Unë vetëm ashtu mund të jem e lidhur me dikë. Por nuk them dot fjalë të këqija për atë, pavarësisht se vuajta shumë kur u ndava. Pavarësisht se ai më bëri mua që ta shaja sa se ke idenë. Por kur e kthej në kohë, nuk e shaj dot dhe s’e krahasoj dot. S’besoj që do njoh dikë aq të mirë sa ai, ma neverit çdo mashkull tjetër”, shprehet dikur Dea.
Dyshja duket se i kanë dhënë një tjetër shans njëri-tjetrit.
The post Dea Mishel në ‘arratisje të ëmbël’ me ish të dashurin, Isli appeared first on ALBUK UK NEWS.