Kryeministrja serbe Ana Brnabiç deklaroi se Serbia do të kërkojë mbajtjen e seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, edhe pse nuk do të jetë një seancë e lehtë. Sipas saj, qëllimi kryesor i Albin Kurtit me këto veprime, është spastrimi etnik i serbëve në Kosovë.
“Seanca e Këshillit të Sigurimit dhe lufta e mëtejshme për Kosovën që është pjesë e jona nuk do të jetë e lehtë. E kuptoj se çfarë po bën Kurti, por nuk mund ta kuptoj pse nuk ka reagim më të fortë nga bashkësia ndërkombëtare”.
Në një intervistë, Brnabiç tha se ndërkombëtarët e kanë pranuar se heqja e dinarit nuk është konsultuar madje nuk është përmendur as nëpër seancat e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.
Edhe presidenti Aleksandar Vuçiç tha një ditë më parë se qëllimi i Albin Kurtit është spastrimi etnik dhe njohja e pavarësisë, por garantoi qytetarët serbë se do tu qëndrojë në mbrojtje
Ndërkohë SHBA e BE kanë shprehur shqetësimin për këtë vendim të bankës qendrore të Kosovës, jo për përmbajtjen, por për mënyrën se si është marrë ai, pa asnjë konsultim.
The post Kosova ndaloi dinarin, Brnabiç: Synojnë spastrimin etnik të serbëve! Të hënën kërkojmë seancë urgjente në Këshillin e Sigurimit appeared first on ALBUK UK NEWS.