Kanadaja do të vendosë sanksione ndaj kolonëve izraelitë që nxisin dhunën në Bregun Perëndimor dhe do të vendosë sanksione të reja ndaj udhëheqësve të Hamasit. Vendim ky pas atij nga Shtetet e Bashkuara.
Sanksionet amerikane kishin në shënjestër katër burra izraelitë të akuzuar për sulme ndaj palestinezëve, ngrirje të aseteve të tyre në SHBA dhe kufizim të marrëdhënieve financiare me ta. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka deklaruar më herët se po konsideronte vendosjen e sanksioneve ndaj kolonëve “ekstremistë” në Bregun Perëndimor.
Ministrja e jashtme kanadeze Melanie Joly tha sot se disa kolonë “do të sanksionohen” dhe se “do të sjellim sanksione të reja ndaj udhëheqësve të Hamasit”.
The post Lufta në Lindjen e Mesme, Kanadaja do të sanksionojë kolonët e Bregut Perëndimor dhe liderët e Hamasit appeared first on ALBUK UK NEWS.