Deputeti Oerd Bylykbashi në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit u shpreh se Rama po përpiqet që të shkatërrojë Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi u shpreh se deputetët e opozitës po luftojnë për të marrë pjesë në Komisionin e Reformës Zjedhore. Po ashtu ai theksoi se nuk mund të përcaktojë Rama se kush është Opozita dhe se kush janë përfaqësuesit e saj.
“Duket vendimi i qartë që ka marrë Edi Rama që Komisionin e Reformës ta shkatërrojë. Të shkatërrojë çdo mundësi që parlamenti të bëjë një reformë zgjedhore me konsensus. E ka deklaruar në dhjetor se do të kërkojë numra, Pazar, por jo konsensus, vetëm që të miratojë rregullat që do ai për zgjedhjet që ato të jenë si të 14 Majit, të mëparshmet. Ajo që kërkon opozita është vendosja e rregullta të drejta e të barabarta, të mjaftueshme, jo të pamjaftueshme, që të pengojë shtetin të futet në zgjedhje, që shteti të ndahet nga partia në pushtet, që të ndalohen kriminelët të blejnë vota, që të ndalohet sistemi kriminal i patronazhimit, të shtrëngojmë rregulla më të forta që SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm mos t’i shmangen detyrave që kanë. Të gjitha këto Edi Rama nuk i do sepse kërkon një reformë zgjedhore që ta mbyllë me atë që ka bërë pazar, me Lulzim Bashën. Nuk mundet në Komisionin e Reformës Zgjedhore që ta përcaktojë Edi Rama se kush është opozita,” tha Bylykbashi.
The post Rama do që Komisionin e Reformës Zgjedhore ta shkatërrojë”/ Bylykbashi: Nuk mund ta përcaktojë ai kush është Opozita appeared first on ALBUK UK NEWS.