TIRANË– Në Gjykatën e Posaçme sot do të zhvillohet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha në hetim për aferën ‘Partizani’. Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie kërkon leje për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit.
Seanca pritet të nisë rreth orës 14:30, ndërsa avokatët kërkojnë për herë të katërt kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Kujtojmë se seanca e 1 shkurtit në GJKKO u shty nga gjyqtarja Gjoka pasi me argumentin se fletëthirrjen që do të zhvillohej seancë gjyqësore e ka firmosur Argita Berisha dhe jo vetë ish-kryeministri.
Kujtojmë që më 19 janar, SPAK refuzoi kerkesen e Berishës për të shkuar në seancat plenare. Prej 30 dhjetor 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK.
Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.
The post Berisha kërkon të marrë pjesë në Kuvend, sot seanca në GJKKO appeared first on ALBUK UK NEWS.