“Kam filmuar edhe në bashki të tjera” Alma Kaçi pretendon se është agjente

Alma Kaçi ka reaguar pas vendimit të gjykatës që e dënoi atë me 1 vit burg për skandalin seksual në zyrën e bashkisë së Kukësit me ish-kryetarin e kësaj bashkie, Safet Gjicin.

Kaçi ka thënë për JOQ me anë të një video të publikuar, se ajo e kishte kryer punën e caktuar nga emisioni “Fiks Fare” duke qenë, se ajo pretendon se punonte për stafin e tyre.

Nga ana tjetër ajo ka shpjeguar se kamera në gotë ka vetëm stafi i tyre dhe ka shtuar se ka bërë disa filmime dhe në disa bashki të tjera.

Isha agjente e ‘Fiks Fare’, ata e kishin planin! Kamera në gotë ka vetëm ‘Fiks Fare’! Kam bërë filmime edhe në disa Bashki të tjera, nuk janë publikuar”, thotë Alma Kaçi në videon e saj.

Siç e ka thënë edhe më herët Alma Kaçi, regjistrimin e kishte bërë për llogari të Fillip Çakullit dhe emisionit “Fiks Fare”

https://streamable.com/e/klpc3b?quality=highest

The post “Kam filmuar edhe në bashki të tjera” Alma Kaçi pretendon se është agjente appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *