Kryeministri Edi Rama ndërsa ka folur për proceset e hershme të anëtarësimit të Shqipërisë në Bruksel, ka menduar se administrata e tij ishte një trup njerëzish parazitë që nuk bënin asnjë punë dhe vetëm merrnin rrogën.
Rama tha se edhe e ka shprehur me zë të ulët se do të përjetonin sëkëlldi në Bruksel, ndërsa shtoi se rezultoi të jetë e kundërta dhe sot Shqipëria mund të mbështet në këtë administratë dhe mund t’ia dalë objektivit të anëtarësimit në BE.
“Unë kam qenë shumë i shqetësuar kur ka nisur procesi i screening dhe nuk e kam besuar që administrate janë do të mund të nxirrte nga vetja një skuadër të madhe kombëtare, sepse të pafundme janë pikat mbi të cilat procesi do mund të kalonte dhe do të na zbardhte faqen me superlative në Bruksel.
Nuk e kam besuar dhe e kam ndarë me zë të ulët dhe me disa nga bashkëpunëtorët, kam menduar se do të jetë momenti ynë i një sëkëlldie të jashtëzakonshme dhe do të shfaqeshim me mangësi që në Bruksel nuk i mbulon dot.
Kam rënë pre duke menduar se administrate është një trup njerëzish parazit, marrin rrogat dhe nuk bëjnë asgjë, që përfundoi me shpejtësi dhe habi në Bruksel. Ne sot i kemi të gjitha arsyet për të besuar se Shqipëria mund të mbështet në këtë administratë dhe mund t’ia dalë objektivit të anëtarësimit në BE.
Dua t’ju them se nuk e ekzagjeroj aspak nëse ju kërkoj të gjithëve ta shikoni veten si loijëtarë të ekipit kombëtar dhe pavarësisht se është një skuadër e madhe dhe nuk ndeshet me një kundërshtar në sytë e kombit shqiptar dhe nuk vishet e gjitha njësoj, secili dhe secila prej jush mbartin sot pikërisht sepse janë pjesë e kësaj skuadre të njëjtin mision që bart çdo lojtar i ekipit tonë kombëtar. Por në rast se ekipi ynë kombëtar fiton ndeshje futbolli dhe bën të buzëqeshe e gjithë Shqipëria në një mbrëmje, kjo skuadër do fitojë të ardhmen e Shqipëri dhe ky është fakt.
E di që të flasësh me zë të lartë për patriotizëm., përkushtim ndaj flamurit kuq e zi, sensin e misionit dhe punës në politikë apo në shërbim publik, shumëkujt i tingëllon si diçka për t’u tallur, madje dhe për t’u sharë, por unë personalisht nuk kam asnjë frikë nga kjo. Ndërkohë që e vërteta është që sot në këtë kontekst historik dhe në këtë përpjekje të madhe që Shqipëria duhet të bëjë në hapat e procesit të integrimit në BE të jesh pjesë e administratës nuk është thjesht të jesh në atë që historikisht quhet mision publik, por do të thotë të jesh pjesë e një misioni historik kombëtar që vjen njëherë në jetë dhe nuk përsëritet në jetë tjera.
Natyrisht që nuk jemi mbledhur për të folur në përgjithësi, por duke vendosur në themel fjalët që thashë, vlerën e këtij misioni dhe duke marrë parasysh se çfarë sfide e jashtëzakonshme është përpjekja për t’u përafruar dhe për t’u bërë njësh jo vetëm me legjislacionin por dhe standardet e BE-së kërkon një vetëdije që gjithsecili prej nesh duhet të bëjë një esktra sforco”, tha Rama.
The post “Administrata jonë, një trup njerëzish parazitë”- Rama flet për negociatat: Thosha do të përjetojmë një sëkëlldi të jashtëzakonshme në Bruksel, por… appeared first on ALBUK UK NEWS.