Kryetari i Partisë, Ilir Meta, nga Shkodra ka krahasuar pagat dhe pensionet që marrin qytetarët shqiptarë dhe ato që marrin qytetarët e Malit të Zi.
Meta u shpreh se në Mal të Zi pensioni minimal është 450 Euro, ndërsa në Shqipëri 128 Euro. I ndalur më tej tek pagat, ai tha se paga mesatare bruto në Shqipëri është 662 Euro, në Malin e Zi është 1100 Euro.
Ndër të tjera, ai ka ironizuar çmimet e shportës, ku tha se ne e lëmë pas Malin e Zi në këtë aspekt.
“Kjo ndodh sepse qeveria këtu nuk ka prioritet qytetarin”, thekson ai.
Reagimi i Metës
Pensioni minimal këtu në Shkodër dhe në Shqipëri është 128 Euro. A e dini sa është në Malin e Zi? Në Malin e Zi është 450 Euro. Paga minimale bruto në vendin tonë dhe në Shkodër është 384 Euro, në Malin e Zi është 533 Euro.
Paga mesatare bruto në Shqipëri është 662 Euro, në Malin e Zi është 1100 Euro. Ama po të marrin çmimet, se për pagat ata janë gati dyfishi, pensionet janë trefishi më lart, tek çmimet ne e lëmë shumë mbrapa Malin e Zi, që nga qumështi, që nga karburanti, që nga mishi, që nga veza edhe çdo gjë tjetër. E përse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse qeveria këtu nuk ka prioritet qytetarin.
The post “Mali i Zi pagat i ka dyfish më lart, por për çmimet ne e lëmë mbrapa”- Meta: Qeveria këtu nuk ka prioritet qytetarin appeared first on ALBUK UK NEWS.