Koha të veproni me guxim ndaj pandëshkueshmërisë’ Ambasada e SHBA-së zbardh mesazhin e Blinken drejtuar Dumanit e krerëve të drejtësisë

Është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkueshmërisë dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Ky është mesazhi që sekretari amerikan i Shtetit Blinken u ka përcjellë krerëve të drejtësisë së re gjatë takimit që u mbajt dje tek Piramida.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken përsëriti angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë një takimi me krerët e drejtësisë dje. Megjithëse reforma nuk është e shpejtë, e përsosur, apo e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkueshmërisë dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve dhe do të mbetemi të palëkundura në mbështetjen tonë.

The post Koha të veproni me guxim ndaj pandëshkueshmërisë’ Ambasada e SHBA-së zbardh mesazhin e Blinken drejtuar Dumanit e krerëve të drejtësisë appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *