Mundësi Dudaev në finalen e Europianit, siguron medalje për Shqipërinë

BUKURESHT – Shqipëria vijon të bëjë mirë në mundje. Këtë herë sportisti Islam Dudaev ka siguruar finalen e Kampionatit Europian të Mundjes që po zhvillohet në Rumani.

Pas katër fitoreve radhazi në këtë turne, rusi i natyralizuar si shqiptar e ka të sigurt medaljen në peshën deri në 65 kilogramë.

Dudaev në ndeshjen e parë mposhti turkun Toprak, me rezultatin 6-3. Në garën me rumunin Coman, Dudaev e dominoi përballjen në tapet duke marrë rezultatin 8-1.

The post Mundësi Dudaev në finalen e Europianit, siguron medalje për Shqipërinë appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *