Sukses në notin shqiptar, Gresi Koxhaku fiton garën e 50 metrave në Botërorin e Doha

Shqipëria ka regjistruar një tjetër arritje sa i përket sportit, këtë herë në not. Gresi Koxhaku ka arritur të dalë i pari në baterinë e tij në garën e 50 metrave, në kompeticionin që po zhvillohet në Doha të Katarit.

18-vjeçari zhvilloi një garë perfekte duke lënë pas kundërshtarët e tij, ndërsa regjistroi kohën e 23.41 sekonda.

Federata Shqiptare e Notit po merr pjesë në kampionatin botëror të sporteve ujore në Doha, kompeticion i cili është një aktivitet kualifikues drejt Paris 2024, ndërsa vendi ynë përfaqësohet me 4 sportistë.

The post Sukses në notin shqiptar, Gresi Koxhaku fiton garën e 50 metrave në Botërorin e Doha appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *