‘Flasim kur të dalësh!’ Përplasje mes Ledjonës dhe Mikelës, ja arsyeja

Teksa Ledjona u bë pjesë e formatit të ‘BBV3’, Mikela Pupa, ish-konkurrente e ‘Për’puthen’ ka zënë vendin e saj të punës tek emisioni ‘Piranjat’, prej të cilit dhe emri i Ledjonës u bë shumë i dëgjuar.

Mirëpo siç duket, kur Ledjona të dalë prej shtëpisë më të ndjekur nuk do ta gjejë më punën e saj si gazetare tek ‘Piranjat’.

Lidhur me këtë, personi që i menaxhon instagramin Ledjonës ka bërë një reagim ‘thumbues’ , duke shprehur se gjërat do të sqarohen kur Ledjona të dalë jashtë.

Sakaq Mikela nuk ka nguruar pa i kthyer përgjigje, duke shprehur se as nuk ka ndërmend t’ia lirojë kur të dalë.

The post ‘Flasim kur të dalësh!’ Përplasje mes Ledjonës dhe Mikelës, ja arsyeja appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *