Biçikleta që vidhen? Alarmi keqdashës i Dayli Mail kundër Shqiptarëve

Shkruan Helidon Kastrati

Më datë 22 Shkurt, media Britanike Daily Mail ka ‘sulmuar’ publikisht( Nuk është hera e parë) Shqiptarët që punojnë e jetojnë në Britani.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-13112247/The-rise-bike-jackers-Albanian-robbers-target-British-riders-ship-stolen-vehicles-Russia-high-end-bikes-hard-sanctions.html

Si nis lajmi:

“Kujdes, çiklistët shqiptarë: Paralajmërim për bandat e dhunshme që ndjekin parqet për të synuar çiklistët dhe udhëtarët me biçikleta të nivelit të lartë – më pas ‘dërgojnë mallrat e vjedhura në Rusi’”- hap artikullin media.

ALB UK TV i përgjigjet publikisht këtij shkrimi duke drejtuar disa pyetje bazike( të cilat mungojnë në shkrim) për informacion dhe transparencë të publikut.

1- Cili është burimi i këtij lajmi?

2-Sa biçikleta janë vjedhur dhe ku ruhen ato?

3-Çfarë forme transportohet në Rusi? A bëhet kjo nëpërmjet kompanive Britanike?

4-Pse nuk ekziston asnje njoftim nga Policia Britanike?

Lajmi vijon:

“Gjuajtësit e pamëshirshëm të biçikletave thuhet se po ndjekin zonën më të pasur të Londrës si Regent’s Park, me një mori vjedhjesh që ndodhin midis orës 5 të mëngjesit dhe 7 të mëngjesit në muajt e fundit përpara se makinat të lejohen”- Përfundon lajmi.

Por cila është e vërteta?
A munden vërtetë Shqiptarët të dërgojnë në Rusi produkte për shitje kur nuk ekziston një marëdhënie e mirë mes dy vendeve dhe Shqipëria ka vendosur sanksione kundër Rusisë?! Përgjigja është ‘Jo’, ndërsa aksioni i qëllimshëm kundër Shqiptarëve( edhe pse rezultojnë ndër më të suksesshmit në të gjitha fushat në Britani) vazhdon.

The post Biçikleta që vidhen? Alarmi keqdashës i Dayli Mail kundër Shqiptarëve appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *