Baza e Kuçovës/ Berisha: Pa anëtarësimin që i bëmë Shqipërisë në NATO, dita e sotme nuk do vinte ndonjëherë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot përurimin e bazës ushtarake të NATO-s në Kuçovë. Nga shtëpia e tij, ku po vuan arrestimin e shtëpisë, Berisha tha se pa anëtarësimin që iu bë Shqipërisë në aleancë, “dita e sotme nuk do të vinte ndonjëherë”.

Berisha garantoi NATO-së se PD do mbetet gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e të gjitha përpjekjeve të saj për paqe, stabilitet në rajon, Europë dhe botë.

“Por Aleanca është së pari aleancë politike, dhe pastaj aleancë ushtarake. Në rrafshin politik, është e dhimbshme se Shqipëria largohet me shpejtësi nga të gjitha kriteret që duhet të përmbushin vendet e lira që formojnë Aleancën”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

Aleanca e Atlantikut të Veriut inauguroi bazën e saj të parë në 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Ky akt përbën një nderim të veçantë për të gjithë ata që me përkushtim të madh bënë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Pa këtë anëtarësim, dita e sotme nuk do vinte ndonjëherë.

Prandaj ne u shprehim mirënjohje të gjithë atyre shqiptarëve që mbështetën anëtarësimin e Shqipërisë, që punuan për anëtarësimin e saj.

Miqve tanë të mëdhenj, presidentit Xhorxh Bush dhe miqve të tjerë në Europë për mbështetjen që i dhanë Shqipërisë.

Por miq, Aleanca e Atlantikut të Veriut, të cilën unë e garantoj se PD do mbetet gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e të gjitha përpjekjeve të saj për paqe, stabilitet në rajon, Europë dhe botë.

Por Aleanca është së pari aleancë politike, dhe pastaj aleancë ushtarake.

Në rrafshin politik, është e dhimbshme se Shqipëria largohet me shpejtësi nga të gjitha kriteret që duhet të përmbushin vendet e lira që formojnë Aleancën.

The post Baza e Kuçovës/ Berisha: Pa anëtarësimin që i bëmë Shqipërisë në NATO, dita e sotme nuk do vinte ndonjëherë appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *