Bien Facebook, Instagram dhe Messenger, çfarë po ndodh me rrjetet sociale?

Përdoruesit e mediave sociale janë gjendur përballë ndërprerjeve nga Facebook, Instagram dhe Messenger, pasi aplikacionet dhe faqet e internetit të Metas duket se kanë rënë.

Faqet e raportimit si Downdetector po tregojnë një rritje të madhe të përdoruesve, që kanë vështirësi.

Faqet dhe aplikacionet e Meta-s ranë rreth orës 15:30 të ditës së sotme, e martë, 5 mars.

WhatsApp, i cili gjithashtu është në pronësi të gjigantit online, duket se funksionon normalisht.

Ende nuk dihet sesa do të zgjasë ky problem.

The post Bien Facebook, Instagram dhe Messenger, çfarë po ndodh me rrjetet sociale? appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *