Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka kërkuar që Kosova e Serbia të zbatojnë të gjitha zotimet në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Blinken ka theksuar se të dyja palët duhet që t’i mbajnë tensionet në nivel të ulët, të rrisin koordinimin dhe transparencën me partnerët ndërkombëtarë. Këto kërkesa për Kosovën dhe Serbinë, Blinken i bëri nga Austria, ku është takuar me kryediplomatin austriak, Alexander Schallenberg. Sekretari amerikan i Shtetit ka thënë se e vetmja rrugë përpara është dialogu.
“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është mekanizimi i vetëm zbatueshëm, e vetmja rrugë e zbatueshme përpara, duhet të shohim përpjekje në mirëbesim dhe konstruktive nga të dy palët, Kosova dhe Serbia, për t’i stabilizuar marrëdhëniet dhe të shkohet drejt asaj rruge. T’i mbajnë tensionet në nivel të ulët, të rrisin koordinimin, të rrisin transparencën me partnerët ndërkombëtarë, t’i zbatojnë të gjitha zotimet janë në dialog”, ka thënë Blinken, thuhet në komunikatën e Departamentit të Shtetit.
Blinken ka thënë se ajo që s’duhet të ndodh në rajon dhe që s’i duhet askujt në Evropë pasi është kthimi prapa në vitet 90-të. Duke folur për situatën në Ballkanin Perëndimor, Blinkeni ka theksuar se SHBA-ja është duke bashkëpunuar me Austrinë në lidhje me këtë. Ai ka shtuar se askush nuk ka nevojë të kthehet në të kaluarën. Ndërkaq, kancelari austriak, duke komentuar situatën në Ballkanin Perëndimor, ka thënë në kohën kur zjarri po shpërthen në Evropë është e nevojshme që të sigurohet se rajoni është i sigurt.
The post Blinken i ashpër: Kosova e Serbia t’i zbatojnë të gjitha zotimet e dialogut appeared first on ALBUK UK NEWS.