Ambasadori Richard Grenell ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me investimin 1 miliardë dollarë në jug të Shqipërisë, të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentin amerikan, Donald Trump. I ftuar në “Çim Peka LIVE” në Syri T, Grenell ka treguar se përse është zgjedhur Shqipëria për investimin dhe pse pikërisht ishulli i Sazanit. Ai tha se ende nuk ka një datë fikse për nisjen e ndërtimit të projektit, pasi ende presin miratimin nëse planet e tyre janë nëpërputhje me kërkesat e qeverisë shqiptare.
Pyetje: Pse ju tërhoqi Sazani dhe jo ishujt grek bosh, ku siguria dhe lehtësia për të bindur partnerë për të investuar mund të ishte më e lehtë.
Richard Grenell: Është e vërtetë. Shumë amerikanë shkojnë në Greqi, e njohin Greqinë, edhe unë shkoj rregullisht në Greqi. Por kur shkon në Shqipëri është një përvojë tjetër. Është një vend i virgjër, i bukur, natyral dhe kjo të jep një tjetër ndjesi. Shqipëri është shumë ndryshe nga Greqia. Nuk janë vende që mund t’i krahasosh. Më pëlqen fakti se sa i ri, i paprekur dhe natyror është bregdeti shqiptar. Ne duam të tregohemi të kujdesshëm me këtë në projektin tonë.
Pyetje: A keni ju një ide, një plan biznesi sa mund të jetë numri i shqiptarëve që mund të punësohen në këtë projekt 1 miliardësh, siç thoni ju.
Richard Grenell: Patjetër që do të ketë me mijëra kur të përfundojë projekti. Ne do të ndjekim planin tonë, do të përpiqemi të marrim miratimin përfundimtar të cilin ende nuk e kemi. Duam t’u përgjigjemi të gjitha pyetjeve që projekti ynë dhe planet të jenë në përputhje me kërkesat e qeverisë shqiptare. Pas miratimit, do të ndajmë detajet, por nuk jemi ende në atë fazë.
Pyetje: A keni një afat se kur mund të merrni këtë miratim dhe mund ta filloni punë?
Richard Grenell: Jo. Megjithatë, amerikanët janë të paduruar, dhe unë jam edhe më i paduruar dhe jam gati të nis dhe t’u përgjigjem të gjitha kërkesave dhe pyetjeve. Sa më shpejt të jetë e mundur, është përgjigjja më e mirë.
The post Investimi 1 mld dollarë në Shqipëri, Grenell: Ende nuk e dimë kur do ta nisim projektin, pse zgjodhëm Sazanin appeared first on ALBUK UK NEWS.