Deklaratat kërcënuese të Vuçiqit për Kosovën, eurodeputeti gjerman i reagon liderëve të BE-së

Eurodeputeti gjerman Reinhard Butikofer i ka bërë pyetje liderëve evropianë por edhe emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak , se a e kanë dëgjuar deklaratën e fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq rreth luftës.

Hej, Josep BorrellF, Miroslav Lajcak, OliverVarhelyi,  e dëgjuat këtë me zë të lartë dhe qartë. Si mund të vazhdoni të pretendoni se “problemi” është kryeministri Kurti? Ju pretendoni se ndiqni “stabilitetin”, por e lejoni Vuçiqin të mbjellë farën e luftës! Von der Leyen ju duhet të ndryshoni kursin e BE-së! TANI!”, shkruan ai në X.

Ky reagim i tij erdhi pas deklaratës së presidentit  serb, Aleksandar Vuçiq  cili së paralajmërim për Perëndimin, që sipas tij të zgjedhin mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një paraqitje të djeshme në një akademi, Vuçiq lë të kuptojë se nëse Perëndimi zgjedh Kosovën, do ta shfrytëzojnë rastin, ndryshe siç përjetuan në 25 vjet më parë.

Kjo deklaratë  e Vuçiqit sipas përdoruesve të platformës X, po konsiderohet kërcënim direkt luftarak për Kosovën. “Nuk është problem i doni ata e nuk na doni neve, nëse i doni ata, nuk do të na keni neve. I doni ata dhe doni t’u ndihmoni atyre, do të mbijetojmë! Por jemi mjaftueshëm të edukuar dhe mjaftueshëm të mençur e trima dhe mjaftueshëm kemi marrë mësime dhe kemi fituar përvoja pas gjithë asaj që na keni bërë 25 vjetët e kaluara që ta presim momentin më të mirë të mundshëm dhe ta shfrytëzojmë mundësinë, rastin tonë”.

The post Deklaratat kërcënuese të Vuçiqit për Kosovën, eurodeputeti gjerman i reagon liderëve të BE-së appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *