Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka konfiskuar pasuritë e dy djemve në Tiranë, të dënuar për trafik droge në Angli. Prokuroria ka sekuestruar apartamente dhe garazhe në Tiranë, në pronësi të dy shtetasve. Personave të cilëve iu është sekuestruar pasuria janë Selami dhe Vasil Duraku.
Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë konfiskoi pasuritë në pronësi të shtetasve R.D. e Gj.D. në kuadër të ligjit nr.10192 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave kundër pasurisë”.
Nga analiza financiare, rezultoi se shtetasit subjekt hetimi pasuror, nuk kanë patur mundësi kursimi nga të ardhura të ligjshme që kanë shërbyer si burim krijimi për kryerjen e investimeve në blerjen e pasurive të paluajtshme. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe me vendimin në datë 13.03.2024 vendosi konfiskimin e pronave të mëposhtme:
– Apartament, me sipërfaqe 103.20 m2 në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë;
– Apartament me sipërfaqe 100 m2 në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë;
– Garazh me sipërfaqe 17.20 m2 në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë;
-Garazh, me sipërfaqe 17.40 m2 në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë.
Pasuritë e mësipërme u konfiskuan dhe kaluan në pronësi të shtetit pasi nga hetimi i kryer, rezultoi se djemtë e tyre, shtetasit V.D. dhe S.D janë përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim.
Pasuritë e mësipërme janë krijuar pas dhe gjatë periudhës së aktivitetit kriminal dhe vlera e tyre nuk i përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre. Dy djemtë dyshohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/ai Kodit Penal, kryer jashtë shtetit (Angli).
The post Të dënuar për trafik droge në Angli, konfiskohen pasuritë e dy personave në Tiranë appeared first on ALBUK UK NEWS.