Liam Osmani është liruar të hënën me vendim të Gjykatës së Tiranës, e cila pranoi kërkesën e tij për rishikimin e vendimit penal të formës së prerë për shkak se procesi ishte bërë në mungesë të tij dhe pa dijeni të plotë të tij.
Gjykata pranoi kërkesën për rishikim të vendimit, çështja do të filloj nga e para dhe do të shqyrtohet nga një tjetër gjyqtar.
Bashkë me shqyrtimin është vendosur edhe pezullimi i ekzekutimit të vendimit të parë dhe rrjedhimisht edhe lirimi i menjëhershëm nga burgu. Procesi do të nis nga fillimi me Liam Osmanin në gjendje të lirë, i cili do të ketë mundësi të paraqitet në seancat gjyqësore, të mbroj veten dhe të ketë dijeni të plotë për gjyqin.
Pas daljes nga burgu, Liami pritet që të futet sërish në shtëpinë e BBV3, megjithëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Kujtojmë se Liam Osmani, u arrestua me shumë bujë brenda shtëpisë së BBV.
Liam Osmani rezultonte i dënuar në vitin 2022, pasi në vitin 2019 përmes mashtrimit ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani në vlerë rreth 6 mijë euro, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.
Ai hyri në territorin e Shqipërisë disa ditë përpara hyrjes në Big Brother dhe nuk u ndalua nga policia në Rinas. Liam Osmani deklaroi se ka qenë në dijeni të një denoncimi të bërë ndaj tij për mashtrim, por jo se ishte i dënuar.
The post U arrestua për mashtrim brenda shtëpisë së Big Brother, lirohet nga burgu Liam Osmani appeared first on ALBUK UK NEWS.